×
  • Extra
  • Extra

    Punëtorët kalojnë së paku 1 orë në ditë gjatë pauzave për cigare, shefi merr vendimin drastik

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 18:19

    Një shef i një kompanie trajnimi u ka dhënë duhanpirësve një stimulim që të provojnë ta lënë duhanpirjen – duke i shpërblyer jo-duhanpirësit me katër ditë shtesë pushimi vjetor.


    Drejtori menaxhues Don Bryden tha që ai vuri re se punonjësit e tij që pinë duhan zakonisht kalojnë deri në një orë çdo ditë duke pirë cigare, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkohë, jo-duhanpirësit në zyrë mbetën në tavolinat e tyre, duke vazhduar me punën.

    Bryden, i cili drejton firmën logjistike KCJ Training and Solutions  vendosi të fillojë vitin e ri me një politikë të re radikale.

    Për këtë vendim, ai u shpreh se u inspirua nga një postim që kishte parë në rrjetet sociale e që komentet ishin shumë pozitive.

    “Unë i shoh punonjësit e mi të pinë çdo ditë duhan. Ata pinë katër, pesë apo edhe 10 cigare në ditë, çka ju merr rreth 10 minuta kohë. Shikoj punonjësit e tjerë që nuk pinë duhan, ata janë gjithmonë duke u përpjekur të bëjnë punën e tyre, kështu që mendova se ata duhet të kompensohen.Vitin e kaluar, unë pashë diçka në mediat sociale duke sugjeruar që punëtorët që nuk pinë duhan duhet të kenë edhe katër ditë pushim.Të gjithë thoshin se ishte një ide e shkëlqyeshme por askush nuk tha që ata do ta bënin atë, kështu që unë e vura zemërgjerësinë në punë në fillim të janarit dhe u thashë të gjithëve që do tia nisim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!