×
  • Extra
  • Extra

    Sheh gjallë në ëndërr djalin 26-vjeçar, nëna shkon në varreza dhe bën veprimin e paimagjinueshëm

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 9:37

    Një nënë është vënë nën hetim nga autoritetet pasi zhvarrosi të birin e saj dhe e mori në shtëpi. 26-vjeçari Zviadi Dzhobava vdiq nga leucemia dhe u varros në vendlindjen e tij në Ussuriysk, në rajonin Primorsky Krai të Rusisë.


    Pak kohë pas vdekjes së të birit, nëna e tij e pa në ëndërr sikur ishte ende gjallë dhe vendosi që të shkonte tek varri i tij. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, mori me qira një makinë, shkoi në varreza dhe pasi e nxorri arkivolin e mori me vete në shtëpi.

    Ajo mësohet se e la arkivolin e të birin në oborrin e shtëpisë, ku qëndroi për 3 ditë derisa një prej fqinjëve mori në telefon policinë. Kur kjo e fundit shkoi në shtëpinë e gruas, ajo pranoi çfarë kishte bërë.

    Autoritete nisën hetimet ndaj saj ndërsa urdhëruan që t’i bëhej një ekspertim psikiatrik. Ajo pritet që të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për dy muaj, për të përcaktuar gjendjen e saj mendore.

    26-vjeçari u varros në të njëjtin vend, ndërsa sa i përket nënës së tij, nëse shpallet fajtore ajo përballet me gjobë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!