×
  • Extra
  • Extra

    Shën Valentini, dita e të dashuruarve – Prifti i doli kundër perandorit të Romës për çiftet, si ka lindur festa e 14 shkurtit

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 16:12

    Sot është 14 shkurt, dita e Shën Valentinit ose siç njihet ndryshe Dita e të Dashuruarve!

    Kjo ditë shihet si e veçantë nga çiftet, të cilat shkëmbejnë urime dhe dhurata, duke krijuar momente romantike mes tyre.

    Por si çdo ditë tjetër e veçantë edhe Shën Valentini e ka një histori?

    Shën Valentini ose Dita e të Dashuruarve është dita në të cilën çiftet festojnë me partnerin/en dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

    Ata kalojnë momente të bukura dhe romantike, duke treguar kënaqësinë e të qenurit “të prekur” nga Erosi, Zoti i dashurisë.

    Shën Valentini ishte Peshkop i Romës gjatë shekullit të tretë, i cili vizitonte të gjitha shtëpitë dhe këshillonte bashkëshortët të ishin besnikë ndaj njëri-tjetrit.

    Perandori i atëhershëm i Romës, Klaudio, donte që të gjithë burrat të futeshin në radhët e ushtrisë, për t’i shërbyer vendit.

    Nga ana tjetër, meshkujt nuk e dëshironin këtë pasi do t’i mbante larg nga familjet e tyre dhe partneret.

    Kështu perandori i Romës anuloi të gjitha martesat dhe fejesat asaj kohe. Prifti Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, martonte çiftet fshehurazi.

    Kjo solli më pas arrestimin e tij, teksa perandoria e dënoi me prerje koke. Në nder të tij, romakët ndërtuan një tempull jashtë kishës, i cili u shkatërrua kur Roma u pushtua.

    Pas disa vitesh gjërat ndryshuan kur arkeologu Pertuci, i cili kishte lexuar libra për Shën Valentinin, shkoi në Romë dhe e zbuloi tempullin e ndërtuar në nder të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!