Shikoni momentin kur dy fëmijë shpëtojnë mrekullisht pa u goditur nga një veturë

Dy fëmijë në Turqi kanë shpëtuar mrekullisht pa u goditur nga një veturë e cila humbi drejtimin.


Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një shofer humbi kontrollin mbi veturën e tij dhe u përplas me një dyqan në Turqinë juglindore.

Dy fëmijë që gjendeshin aty fatmirësisht shpëtojnë mrekullisht pa u goditur nga makina, prindërit e të cilëve po bënin pazar në zonë, transmeton Reporteri.net.

Nga ky aksident u lënduan tre persona të cilët më pas u dërguan me në spital për të marrë mjekimin e duhur.