Tiktokeri i njohur në Kosovë, Egzon Sahiti, ka ironizuar me gjendjen e krijuar në Prishtinë pas reshjeve të shiut.

Ai ka dalë të “peshkojë” dhe e ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“Dua ta falenderoj kryetarin e Prishtinës që na ka mundësuar neve peshkatarëve të peshkojmë këtu në Prishtinë, faleminderit kryetar”, thotë ai.

Reklamë