×
  • Extra
  • Extra

    Shkencëtarët krijojnë ilaçin që rigjeneron dhëmbët e rënë

    Reporteri
    10 Gusht 2024 | 8:24

    Nga viti 2030 do të jemi në gjendje t’i themi lamtumirë protezave dhe implanteve: për të pasur dhëmbë të përsosur do të mjaftojë të kemi një injeksion, i projektuar për të rivendosur dhëmbët tek ata që i kanë humbur ose nuk i kanë pasur kurrë.

    Ky është premtimi i kompanisë japoneze Toregem Biopharma. Start-up i Universitetit të Kiotos, i themeluar 4 vjet më parë, po zhvillon një ilaç antitrupash të përshkruar si “i pari në botë për rilindjen e dhëmbëve” dhe do të fillojë testimin e tij te njerëzit nga shtatori, pas rezultateve pozitive të marra te kafshët.

    Qëllimi i studiuesve është ta nxjerrin në treg në vitin 2030, raporton gazeta japoneze ‘The Mainichi’. Toregem planifikon të ofrojë trajtimin për 1.5 milionë jen (pothuajse 9 mijë euro).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!