×
  • Extra
  • Extra

    Shkencëtarët paralajmërojnë: Covid po shkakton këto 4 post-sindroma

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 20:19

    Shkencëtarët kanë zbuluar se coronavirusi nuk është një betejë vetëm për nga infektimi dhe negativizimi pas trajtimit. Ata e kanë kthyer vëmendjen tek Long Covid, fenomeni që po ndodh tek pacientët që nuk kanë më virus, por po vuajnë nga katër sindroma të ndryshme.


    Mijëra pacientë kanë raportuar që pasi janë shëruar nga virusi kanë përjetuar probleme të tilla si lodhja, dhimbja e muskujve, gulçimi dhe aritmia e zemrës.

    Kjo i ka bërë shkencëtarët të fokusohen tek efektet e qëndrueshme të coronavirusit.

    Profesor Chris Whitty në Britani thotë se atij dhe akademikëve të tjerë të shquar u është kërkuar të rishikojnë provat e kufizuara tek pacientët me Covid lidhur me efektet e tyre afatgjata dhe të kuptojnë më mirë fenomenin që po ndodh tek to.

    Gjetjet e tyre të publikuar sot, paralajmërojnë se edhe fëmijët mund të vuajnë dhe se tashmë duhet të bjerë poshtë supozimi se njerëzit me rrezik të ulët ndaj sëmundjes rëndë apo vdekjes nga Covid, nuk kanë efekte anësore të qëndrueshme dhe se ia hedhin me negatizimin në testin e Covid.

    Mjekët paralajmëruan edhe për disa probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi dhe depresioni si pasoja afatgjata tek të prekurit.

    Shkencëtarët kanë arritur të ndajnë simptomat që katër grupime.

    Sindroma post- kujdesit intensiv (PICS)

    Sindroma e lodhjes post virale (PVFS)

    Dëmtimi i përhershëm i organeve (POD)

    Sindroma afatgjatë Covid (LTCS)

    Ata theksojnë se të kuptuarit e efekteve dhe pasojave post-Covid janë ende në një fazë të hershme. Ata u bëjnë thirrje personave që kanë kaluar virusin dhe po përjetojnë simptoma të bëhen pjesë e studimit.

    Një total prej 163 pacientësh me coronavirus u rekrutuan në studim. 19 nga ata vdiqën. Pjesa tjetër iu nënshtrua një kontrolli tre-mujor.

    Shumica (74 për qind) kishin të paktën një simptomë të vazhdueshme pas dymbëdhjetë javësh. Më të zakonshmet ishin:

    Lodhje e tepërt: 39%

    Probleme në:

    Frymëmarrje: 39%

    Pagjumësia: 24%

    Dhimbje muskulore: 23%

    Dhimbje gjoksi: 13%

    Kollë: 12%

    Humbja e nuhatjes: 12%

    Dhimbje koke, ethe, dhimbje kyçesh dhe diarre: Secila më pak se 10%

    Pacientët që e kaluan më rëndë Covid-19 raportuan më shumë simptoma.

    Simptoma të tjera afatgjata që janë raportuar nga të mbijetuarit e Covid-19 përfshijnë:

    Problemet e dëgjimit

    Humbja e kujtesës

    Mungesa e përqendrimit

    Problemet e shëndetit mendor

    Renia e flokeve/ Daily Mail/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!