×
  • Extra
  • Extra

    “Shkretëtirë” në plazhet e Malit të Zi, një kamarier thotë se fitoi vetëm 1 euro gjatë ndërrimit

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 12:56

    Sezoni në Mal të Zi nuk ka përjetuar kurrë një rënie  të tillë, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së kufijve.


    Këtë e tregojnë edhe fotot nga plazhet nga ky vend që gjatë kësaj kohe, në rrethana të tjera do të “vlonte” nga  njerëzit, transmeton Reporteri.

    Kështu, për shembull, në fotografitë e publikuara në media, plazhi Bleçiq është plotësisht i zbrazët, dhe gjithçka është plotësisht e shkretë.

    https://www.facebook.com/p.vremeplov/photos/a.1340217999459537/1674210696060264/?type=3

    Vendasit ankohen se pothuajse asnjëherë situata nuk ka qenë e tillë, gjersa pronari i një kafeneje u ankua se fitoi vetëm një euro në ndërrimin e parë.

    Kujtojmë se, sipas ndryshimeve të fundit, qytetarët e Kosovës që hyjnë në Mal të Zi do të duhet të karantinohen për 14 ditë, kështu që, të paktën për sa i përket turistëve tanë, me siguri nuk do të ketë vizitorë në plazhe për ca kohë.

    Megjithatë, askush nuk mund të parashikojë se si do të jetë fundi i sezonit sepse dita-ditës, për shkak të pandemisë, veçanërisht në vendet e rajonit, vendimet e autoriteteve po ndryshojnë dhe po merren masa për ndalimin e përhapjes së virusit.

    https://www.facebook.com/p.vremeplov/photos/a.1340217999459537/1674210749393592/?type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!