×
  • Extra
  • Extra

    Shkrirja e akujve do t’i kushtojë botës 70 trilionë dollarë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 16:43

    Sipas studimit më të avancuar për pasojat ekonomike të shkrirjes së akullit, lirimi i metanit dhe dyoksidit të karbonit nga shkrirja e akullit do ta përshpejtojë ngrohjen globale dhe do t’i kushtojë botës rreth 70 trilionë dollarë.


    Nëse shtetet kryesore dështojnë t’i përmbushin zotimet e marrëveshjes së Parisit për klimën, kjo gjendje do të shkaktojë rritje prej pesë për qind në ngrohjen globale dhe pasojat e saj të ndërlidhura. Kështu thuhet në hulumtimin e publikuar në revistën “Nature Communications”.

    Autorët e këtij studimi thonë se hulumtimi i tyre është i pari që tregon nivelin e ndikimit ekonomik të shkrirjes së akullit. Sipas tyre, studimi është mbështetur në modelet më të avancuara kompjuterike për parashikimin e gjendjes së akullnajave.

    Sipas trajektores aktuale të rritjes së temperaturës deri 3 gradë deri në fund të shekullit, shkrirja e akullnajave pritet ta shkaktojë lirimin e 280 gigatonëve të dioksidit të karbonit dhe 3 gigatonëve të metanit. Metani ka efekt që është 10 deri 20 herë më i fuqishëm se efekti i dyoksidit të karbonit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Kështu, kjo gjendje do të shkaktonte humbje prej 70 trilionë dollarësh nga ky vit deri në vitin 2300. Kjo shifër është dhjetë herë më e madhe sesa shifra e parashikuar e dobive të shkrirjes së akullit. Si dobi të shkrirjes vlerësohen navigacioni më i lehtë i anijeve dhe qasja në minerale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!