×
  • Extra
  • Extra

    “Shokohen” serbët: Blejnë çokollatat, kur i hapin u del harta e “Shqipërisë së Madhe”

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 9:25

    Disa çokollata që po shihen në Serbi, po shihen si provokim i madh për serbët. Kjo për faktin se siç thuhet ato importohen nga Kosova, mirëpo kjo nuk është e tëra. Konsumatorët serbë janë indinjuar edhe për faktin se këto çokollata janë rreshtuar në formën e “Shqipërisë së Madhe”, transmeton Reporteri.net.


    Mediat serbe shkruajnë se në etiketë deklarohet se ato importohen nga Kosova, çka sipas tyre është e papranueshme.

    “Për t’i bërë gjërat më keq, kur hapet kutia, vërehet që ëmbëlsirat e çokollatës janë rreshtuar në formën e “Shqipërisë së Madhe”, duke dërguar kështu një provokim të qartë për të gjithë klientët dhe qytetarët në Serbi”, kështu shkruajnë sot mediat serbe.

    https://www.instagram.com/p/B4uATTgl6IT/?utm_source=ig_embed

    Ndërkohë në Serbi, për këtë kanë reaguar edhe autoritetet kompetente dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve të cilët po  kërkojnë që ky produkt të hiqet urgjentisht nga raftet.

    “Kam hasur në këto, karamele në dyqan, mu dukën të mira dhe e vendosa ‘i blej. Sinqerisht, unë nuk i kushtova vëmendje deklaratës së prejardhjes sepse nuk e lexoj kurrë. Kur u ktheva në shtëpi, më rastisi t’i shikoja dhe mu errësuan sytë. Deklarata e produktit që bleva në Serbi përmban vendin e origjinës Kosovë. Nuk mund ta besoja se po lejohej kjo”, është shprehu një qytetar.

    Analisti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për Politikë Publike Ndërkombëtare, Mishel Zubenica tha se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në Serbi dhe se ky produkt duhet të hiqet nga raftet sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Organizata Kombëtare e Konsumatorëve të Serbisë e ka cilësuar po ashtu këtë provokim të rëndë, dhe ka kërkuar që këto ëmbëlsira të hiqen nga raftet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!