×
  • Extra
  • Extra

    Shokon vajza nga Durrësi: Njerëzit nuk duan bukë dhe kërkojnë patatina, shoh ushqim të hedhur

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 21:16

    Një vajza që ka shkuar në Durrës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, ka shokuar me disa fjalë, të cilat janë transmetuar në disa faqe.


    Ajo pretendon se disa njerëzit po zgjedhin çfarë ushqimi të hanë në këtë krizë, duke thënë se “po kërkojnë patatina”, transmeton Reporteri.net.

    Sipas saj, ka raste kur ushqimet që vijnë si ndihma janë hedhur dhe në tokë.

    “Unë jam këtu në Durrës për të shpërndare ndihma dhe, realisht, ndihem shumë keq që ti vije këtu që të ndihmosh njerëzit dhe, ndërkohë, njerëzit kanë pretendime. Nuk duam ushqim, duan patatina dhe të thonë: Jo këtë, jo atë. Dhe, ndërkohë, shoh shumë ushqime të hedhura në rrugë dhe nuk kuptoj ku janë realisht njerëzit që kanë nevojë për këtë lloj ndihme”, ka thënë vajza nga Durrësi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!