×
  • Extra
  • Extra

    Shpallja për të cilën po çmenden të gjithë: I ka milionat dhe po kërkon të dashur, ofron 70 mijë euro për atë që i pëlqen

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 17:28

    Ajo u bë fituesja më e re e lotarisë në botë duke u bërë me pasuri prej një milion eurosh.


    Megjithatë, qe një vit ajo nuk po mund të gjejë të dashur. Në këtë aspekt nuk i mungon as bukuria, por cili është problemi? Jane Park (23) nga Edinburgh, në vitin 2013, fitoi një milion paund (1.15 milion euro), mirëpo ky fakt me sa duket nuk po e përcjell  edhe në fushën e dashurisë.

    Në Twitter, ajo bëri një postim ku shkruan: “Dita 362 pa seks”, transmeton Reporteri.net.

    https://twitter.com/janeparkx/status/1122631487973744640

    Dy lidhjet e fundit, me ish futbollistin Dundee Jordan Pigot dhe garuesin në X-Factor, Semo Kalahan, kanë marrë fund dhe që atëherë Jane është në kërkim të një partneri të ri.

    Jane krijoi një faqe interneti ku kërkonte që ta kontaktonin të gjithë ata që janë të interesuar për takim me të. Përveç kësaj, ajo ofroi një shumë prej 70,000 euro për atë që përzgjedh.

    Pas njoftimit që bëri, Jane mori një numër të madh mesazhesh. Konkretisht në 24 orët e para u lajmëruan më shumë se 10 mijë meshkuj me shpresën se do të jenë në mesin e të përzgjedhurve. Pa marrë parasysh njoftimin e publikuar ajo edhe më tutje ka mbetur e vetme. /Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/Bwpvj0slpPe/?utm_source=ig_embed

    https://www.instagram.com/p/BtMByogFB1i/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!