×
  • Extra
  • Extra

    Shpërthen ironia në rrjetet sociale: Del në shitje mjalti kundër vdekjes së Paul Walker

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 12:35

    Dje është publikuar një artikull ku flitet për një kompani kosovare që shet mjaltë që shëron magjinë e zeze, syrin e keq dhe exhinët


    Bëhet fjalë për kompaninë Bio Jeta e cila ndodhet me seli në Podujevë. Kjo kompani po mashtron qytetarët duke shfrytëzuar faktin se besëtytnitë, si në çdo popull janë të pranishme edhe tek populli shqiptar në masë të madhe, shkruan Reporteri.net

    Në përshkrimin që ipet në faqen e kësaj kompanie në Facebook, nuk specifikohet çmimi i këtij mjalti, mirëpo aty përmenden të gjitha “vetitë” shëruese që kinse posedon ky mjaltë.

    Ndërkaq pasi ky lajm rreth kësaj mjalte u bë viral në rrjetet sociale shpërtheu ironia.

    Aq larg shkuan kosovarët, saqë improvizuan edhe mjaltin kundër vdekjes së Paul ëalker, i cili u nda nga jeta para 6 viteve, saktësisht në nëntor të vitit 2013 në moshën 40 vjeçare.

    Por, kjo me Paul Walker nuk ishte e tëra pasi tallje kishte edhe me Nismën, e cila nuk e kaloi pragun dhe kështu mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!