×
  • Extra
  • Extra

    Shqiponja e zbutur, ha pica dhe mollë “ulur” në tavolinë me njerëzit

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 23:47

    Mund të jetë e vështirë të mendosh që një shqiponjë madhështore të ulet në tavolinë për të ngrënë vaktet e saj, por ky është rasti i një grabitqari 20-vjeçar, i stërvitur nga Mark Culleton.


    Shqiponja e tij quhet Des dhe njihet si “zogu i njerëzve”, është e mësuar me qëndrimin brenda katër mureve të shtëpisë, edhe pse shpalos të gjithë talentin e saj kur është në fluturim.

    “Është një shpend që kërkon gjithmonë vëmendje dhe shumë miqësor”, thotë Culleton, i cili punon në Resortin “O’Reillys Rainforest”, në Australi. “Nëse sheh në tokë ndonjë mollë ose ndonjë cope pice, nuk e vë re fare, por nëse e vendos në tavolinë, do të fillojë ta hajë”, thotë Culleton.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!