×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptarët e presin nusen me defa në mes të Baselit

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 13:32

    Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur këto ditë në Aeroportin e Baselit në Zvicër, e çuditshme të paktën për “spektatorët” zviceranë të cilët kanë qenë prezentë në ato momente në aeroport.


    Një grup shqiptarësh kanë organizuar një dasmë të vogël në mes të aeroportit për një çift të sapomartuar, të cilët me gjasë ceremoninë martesore e kishin bërë në vendlindje, shkruan Reporteri.net.

    Ata janë pritur me këngën “Do t’i kallim fitilat e llambës” të shoqëruar edhe me tingujt e defit, teksa kishin zbritur në aeroport.

    Çifti martesor kalojnë përmes turmës, ndërkohë që bashkëshortja e rregulluar me frizurë mban qëndrimin e vërtetë prej nuseje. /Reporteri.net

    Shikoni videon: 

    https://www.facebook.com/arlind.imeri1990/videos/1046176058926707/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!