×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptari, këmba e të cilit ka shkelur pothuajse në të gjitha vendet e botës

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 18:37

    “Një udhëtar i mirë nuk ka asnjë plan të caktuar, dhe nuk ka asnjë qëllim për të arritur diku”. Njejtë edhe Iliri!


    Ai nuk ka një plan për udhëtimet! Jeton askund dhe gjithkund!

    Pasioni i tij për udhëtimet nisi qysh në fëmijëri, tek lexonte veprat e Marko Polo-s dhe të tjera aventura si kjo!

    Pasi mbaroi universitetin dhe pasi kishte shërbyer si ushtar i Kfor-it, Iliri i kishte vënë vetes një qëllim! Të shihte krejt botën për një dekade jete!

    “Travel with me around the world”- është motoja e udhëtimeve në të cilat pos si turist ai i shfrytëzoi edhe për të treguar shpirtin e tij humanist! Iliri u ndihmoi fëmijëve kudo ku kishte mundësi nëpër botë, por më të njohurat janë projektet humanitare në vendet e Afrikës!

    Udhëtimet e bëjnë njeriun modest! Tipik është Iliri,modest dhe me plot kulturë e dije!

    Me gjithsej 197 vende të vizituara, aktualisht, Iliri, mund të thuhet se është shqiptari i vetëm në botë që ka shkelur tërë planetin!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!