Në rrethana normale, Anna Rosenwasser dhe Valentin Marjakaj nuk do të ishin takuar kurrë. Një aktiviste e LGBT-së dhe një bodybuilder kanë lënë për disa ditë jetën e tyre komode mbrapa, për të filluar një udhëtim të jashtëzakonshëm.


Valentin Marjakaj, i cili me prejardhje është shqiptar ka qenë protagonist në emisionin shumë të popullarizuar në Zvicër, i cili bashkon njerëz nga botë krejtësisht të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

Në Zvicër, ai është bodybuilder shumë i suksesshëm. Ndonëse i rritur atje, ai përsëri ka mbetur shumë konservator. Të paktën derisa është njohur me Anna Rosenwasser, një aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT.

Reklamë

Ai thotë se në Ballkan nuk ka dëgjuar asnjëherë për personat e komunitetit LGBT dhe se kontakti i parë me ta ka qenë në Zvicër. Anna për ta provuar këtë, e dërgon në një lokal kur zakonisht shoqërohen personat e komunitetit LGBT. Kur e sheh veten në një ambient të tillë shqiptari habitet duke thënë se asnjëherë nuk e ka ditur se ekzistojnë lokale të tilla.

Në fund ai madje edhe krijon shoqëri me ta, të cilën shpreson ta ruajë edhe më tutje. /Reporteri.net

Shikoni videon: 

 

Reklamë