Presidenti Donald Trump po i shkëput lidhjet me shtetin e Nju Jorkut duke zhvendosur rezidencën e tij zyrtare në shtetin e Floridas.
Tashmë shtëpia me pesë dhoma gjumi ku presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara kaloi fëmijërinë e tij ka dalë në shitje. Shtëpia ka ndërruar disa herë pronar, që kur u ndërtua në vitet 1940-të, nga babai i Presidentit, Fred Trump.
Familja Trump jetoi aty për rreth një dekadë, dhe Presidenti kaloi aty katër vitet e para të jetës së tij.
Përpara se të zhvendosej në mjediset klasike të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shijonte modernizmin e shtëpisë së tij në Kullën Trump, si dhe dekada më parë shtëpinë e fëmijërisë së tij në Nju Jork.