Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani, këtë vit ka filluar më 6 maj dhe do të mbyllet më 4 qershor.
Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar).
Mirëpo në një shtet njerëzit që hanë në publik gjatë ditëve të Ramazanit përveç gjobave do të dënohen edhe me burg, transmeton Reporteri.net.
Bëhet fjalë për shtetin e Kujvajit, ku sipas ligjit aktual ushqimi në vend në publik gjatë kësaj periudhe është një vepër penale e dënueshme me një maksimum prej një muaji në burg ose me gjobë parash. Kështu deklaroi kreu i marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Brendshme, Teuhidi Al Kandari, shrkuan gazeta Al Anba.
Ky ligj zbatohet njëjtë si për myslimanët ashtu edhe për jo-myslimanët.
“Shtetasit dhe emigrantët duhet të respektojnë vlerat, traditat dhe ndjenjat e respektit të agjëruesve” shtoi ai.
Kuwaiti i pasur me naftë është shtëpia e një bashkësie të madhe të punëtorëve të huaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.