Një shofer në New Jersey ka përfunduar me veturë në lumin Hackensack, pasi ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një veturë përfundon aksidentalisht në lumin Hackensack.

Reklamë

Ani pse kishte rrethoja mbrojtëse, mjaftoi një hapësirë e vogël që vetura të kalojë nëpërmjet dhe të përfundojë në ujë, transmeton lajmi.net.

Shoferi dhe pasagjerët e tjerë brenda veturës kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim.