5 mënyra për të dalluar a jeni duke u përgjuar në dhomë të zhveshjes
Privatësia perceptohet ndryshe rreth botës, p.sh. në Gjermani thuajse të gjithë i mbajnë dyert e mbyllura me qelës, por në Amerikë është e kundërta, raporton “BrightSide”
Mirëpo të gjithë pajtohemi se do na pengonte shumë nëse dikush në mënyrë sekrete po na shikonte.
Këto këshilla do i’u ndihmojnë ta dalloni nëse jeni duke u përgjuar në dhoma të zhveshjes në dyqane:
Mënyra më e lehtë për të gjetur ndonjë kamerë të fshehur është nëse i vëzhgojmë objektet me kujdes. Vëmendje të veçantë duhet të ju kushtojmë llambave, dekorimeve murale, rafteve etj.
Kamerat e mbikëqyrjes zakonisht duhet të jenë të lidhura në Wi-Fi, pra nëse ka një rrjet aktiv në dhomë, ju duhet ndonjë aplikacion i veçantë që mund të ju tregoj se çfarë pajisje janë të kyçura në atë rrjet.
Pasqyrat janë një ndër vendet më të lehta për të fshehur një kamerë. Nëse mund ta ndalni dritën, dhe të përdorni blicin e telefonit që të shikoni përtej pasqyrës, do ta gjeni kamerën nëse është aty.
Nëse pasqyra është e dy-anshme, provoni të bëni pak errësirë me duar dhe shikoni në vrimën mes duarve që të dalloni se a shihet diçka në anën tjetër.
Kur prekni një pasqyrë normale, do ketë një hapësirë të vogël mes gishtit tuaj dhe reflektimit, ndërsa te pasqyrat e dy-anshme gishti juaj do të prekë reflektimin.