×
  • Extra
  • Extra

    Si ndikon moti me shi në sjelljet e njerëzve

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 20:51

    Ka shumë mënyra se si ndikon shiu në sjelljen e njerëzve. Pse niveli i krimeve bie kur qielli është i hapur? Sa shumë ndikon vërtet shiu në disponimin dhe sjelljen e njerëzve?

    Në vitin 2008, disa shkencëtarë e publikuan një studim ku thuhej se sezonet e dobëta të reshjeve kishin pasur ndikim në rënien e tri dinastive në Kinën e lashtë. Përmes analizimit të stalagmiteve në një shpellë, ata krijuan ndërlidhje mes pakësimit të reshjeve të shiut me ndryshimet shoqërore dhe rënien e dinastive Tang, Yuan dhe Ming. Besohet që këto ngjarje kanë qenë të ndërlidhura me zvogëlimin e sasisë së orizit.

    Por si mund të ndikojë shiu në sjelljen shoqërore në botën moderne? Sipas një hulumtimi të vitit 2009, numri i vetëvrasjeve në Nju Jork ka qenë dukshëm më i vogël gjatë ditëve me shi. Për më tepër, një profesor britanik ka analizuar raportet e policisë dhe ka zbuluar se krimet shtohen kur temperatura është 18 gradë, ndërsa pakësohen sërish kur temperatura rritet mbi këtë shkallë.

    “Përmes hulumtimit u dëshmua se niveli i krimit ka qenë më i ulët kur ka pasur reshje të shiut. Ekziston një ndërlidhje e fortë mes shiut të madh dhe dhunës”, tha profesori Peter Langmead-Jones.

    Për më tepër, psikologia Keri Nixon, e cila ka përvojë në trajtimin e kriminelëve të dhunshëm, thotë se njerëzit zakonisht nuk kryejnë krime në mot të lig, përpos në rastet kur janë të dëshpëruar, shkruan “The Guardian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!