Disa pamje dramatike janë shfaqur në Oqeanin Paqësor në SHBA. Nëndetësja e gjatë 12-metërshe ishte duke transportuar tetë ton kokainë për në SHBA.


Video e mundësuar shfaq një anëtar të Gardës Bregdetare që arrin me profesionalizëm të pengojë anijen, duke arrestuar me sukses drejtuesin e saj, njofton lajmi.net.

Drejtuesi i anijes me drogë e hap kapakun mbrojtës dhe i ngrit duart lart, pasi i kërkohet të bëjë një gjë të tillë.

Reklamë

Rreth 90 për qind e kokainës kolumbiane hyn në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet korridorit të Paqësorit.