Një minutë mund t’ju duket pak, por gjithçka mund të ndodhë nëse keni dëshirën e mirë për t’i ndryshuar gjërat. Specifikisht, marrëdhënien tuaj në çift.
Fiks atëherë kur duket se ritmi i magjisë dhe pasionit është ngadalësuar.
- Dërgoji një mesazh të ëmbël që t’i tregosh se po mendon për të.
- Bëji një kompliment të shkurtër dhe të papritur.
- Jepi një përqafim.
- Laj enët për të.
- Kujdesu për ta kur i zë gjumi. Jepi një puthje të natës së mirë, mbulojini nëse janë zbuluar ose çojini në shtrat nëse i ka zënë gjumi diku tjetër.
- Shkruaj në pasqyrën ku shiheni: “Të dua”
- Publiko diçka që ai/ajo ka thënë, shkruar apo krijuar në rrjete sociale.
- Sa herë bën pazarin bli një ëmbëlsirë për të.
- Vendosi këngën e preferuar kur kthehen nga puna.
- Pyeti nëse duan të provojnë diçka të re në shtrat.
- Çoji një meme interesante.
- Çohu nga ku je ulur dhe jepi një puthje.
- Vendos më shpesh dhuratat e tij/saj.
- Rikujtoi një kujtim tuajin që ti e mban mend edhe pas kaq kohësh.
- Përgatit një ushqim, një gotë verë apo një kafe për ta.
- Falenderoji për çfarë kanë bërë së fundmi.
- Tërhiqi vëmendjen vetëm për t’i thënë “Të dua”.
- Bëji një masazh.
- Dërgoji një foto provokuese