×
  • Extra
  • Extra

    Si ta bëni për vete një mashkull? Ja disa këshilla

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 20:17

    Shpesh meshkujt ndjehen të frikësuar nga femrat të cilat kanë pushtet mbi ta. Zbuloni si ta kultivoni këtë pushtet dhe si ta përdorni për të qenë të lumtur si ju, ashtu edhe partneri juaj. 


    Komuniko

    Thuaj “Dua të rri me ty”, “Të dëshiroj”. Janë fjalë magjike që i bëjnë mirë një mashkulli. Ata nuk i dëgjojnë shpesh dhe i bën të ndjehen të vlefshëm. Një burrë është i ndërgjegjshëm që nuk është mashkulli më i zgjuar, më elegant, më tërheqës apo më i pasuri, por kur dëgjon se është i dëshiruar nga një femër, jeta i duket më e bukur. Shprehje të tilla i sigurojnë të jetë i lumturi.

    Binde se je unike

    Nuk ka tjetër si ti. Ti e di, por a e di ai? Tregoji se je e pazëvendësueshme, se je unike. Bëje me dije se je femra që bën për të, që pos teje nuk ka tjetër!
    Shprehi pasionet e tua. Femrat më tërheqëse nuk janë ato më të bukurat, por ato pasionante. Mund të flisni për letërsi, për ndonjë instrument muzikor, për shkencat politike. Ajo që e tundon do të jetë energjia e shpenzuar për pasionin tënd. Do të bindet shpejt se mund t’i kushtohesh edhe atij, me të njëjtin pasion, transmeton Reporteri.net

    Bëhu e lumtur

    Gëzohuni dhe qeshni së bashku. Një mashkull ndjehet mirë me një grua inteligjente në krah, pasionante, kurioze për gjithçka, por që mund të jetë edhe një mike e mirë, me të cilën mund të qeshë për gjërat e thjeshta të ditës, që e bën të ndjehet mirë.

    Guxo dhe kërko

    Nëse do të jesh e dashura perfekte, bashkëpuno. Udhëhiqe, inkurajoje, ecni së bashku. Kërkoji atë që dëshiron, ai do të ndjehet i kënaqur që mund të të sjellë një çast lumturie me dhuratën tij. Me kohë, gjërat do të përmirësohen dhe ai do të mësojë vetë dëshirat dhe preferencat e tua. Mbi të gjitha mos harro kurrë ta falënderosh.

    Shko drejt thelbit

    Ndodh që harrojmë edhe i japim shumë rëndësi detajeve. Nëse nuk ka shijet e tua përsa i përket ngjyrave, mobilimit të shtëpisë, makinës, veshjes, çfarë rëndësie ka? Përqendrohu më tepër tek ajo që vlen vërtet: harmonia e jetës në çift!

    E rëndësishme është të mos jesh sipërfaqësore. Vlerat materiale shkojnë gjithmonë në vend të dytë. I vlefshëm mbetet raporti juaj. Paratë janë të rëndësishme (Kush mund të thotë të kundërtën?), por nuk i bëjnë njerëzit më të lumtur. Do të ishe më mirë në një shtëpi më të madhe, me tarracë dhe pishinë? Patjetër që po, mirëpo përfito nga ajo që ke për momentin, vlerësoje deri në fund dhe dashuro me pasion./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!