×
  • Extra
  • Extra

    Si të bëni një picë shtëpiake

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 14:20

    Picën pothuajse e pëlqejnë të gjithë, por atë më shumë e gjejmë nëpër restorante se sa si ushqim që e përgatisim në shtëpi.


    Më poshtë ua sjellim një recetë të picës shtëpiake.

    Përbërësit:

    2 gota qumësht

    2 gota ujë të vakët

    gjysme gote vaj vegjetal

    1 vezë

    1 lugë sheqer

    2 lugë çaji kripë

    42 gr maje

    miell

    PËR SOS:

    2 lugë salcë

    1 lugë ketchup

    2 lugë vaj vegjetal

    1 lugë çaji kripë

    1 lugë çaji sheqer pluhur

    pak ujë

    PËRMBI:

    kaçkavall nerende

    Suxhuk

    Speca te gjelber

    kërpudha

    miser.

    Pergatitja:

    Ujin e vakët, sheqerin dhe majën e derdhni në një enë, të cilën e lëni në pritje rreth 5 minuta.

    Pastaj ia shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, do ta përfitoni një brumë të butë.

    Brumin e lëni në pritje rreth 1 orë, pastaj e ndani në kulaçe të vogla.

    Kulaçet i shtrini në tryezë, i lyeni me përzierje të sosit dhe kaçkavall, sipas dëshirës ia vendosni përbërësit e tjerë.

    Picat i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 190 gradë celsius për 30 minuta.

     

    Ju bëftë mirë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!