×
  • Extra
  • Extra

    Siberi, akulli ka ruajtur kokën e ujkut për 40 mijë vite

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 23:51

    Shkencëtarët po studiojnë mbetjet e një ujku “pleistocen”, që ka jetuar 40 mijë vite më parë, dhe që u gjet i ruajtur në mënyrë të përkryer në akull, në Siberi.


    Ujku mendohet se ka qenë 2 deri në 3 vjeç kur ka ngordhur. Koka e tij e prerë u zbulua vjet në brigjet e lumit Tirektiak, në Jakutia.

    “Kemi gjetur shpesh kafka të këtyre ujqve, por është hera e parë që zbulojmë një kokë me indet e buta dhe trurin të ruajtura më së miri”, thonë shkencëtarët, transmeton tch.

    Koka u prezantua në Tokio, ku profesori japonez Naoki Suzuki tha se muskujt e fytyrës dhe truri janë ruajtur në gjendje të shkëlqyer. Po ashtu, shkencëtarët kanë gjetur edhe këlyshët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!