×
  • Extra
  • Extra

    S’kishte para për të paguar, 29-vjeçari e lë fëmijën e tij si garanci te taksisti

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 21:53

    Taksisti ka pritur të atin për rreth 40 minuta që t’i sjellë paratë dhe më pas ka shkuar në polici me fëmijën.

    Një situatë e pazakontë ndodhi një shofer taksie në Bratsk, në Siberinë lindore, kur një klient la një fëmijë të vogël në automjetin e tij në vend të parave.

    Mediat ruse, duke iu referuar deklaratës së policisë, theksojnë se babai i ka thënë taksistit se i ka harruar paratë ndërsa ka kërkuar që t’i merrte ato në banesë dhe për këtë do ta lë njëvjeçaren si garanci.

    Shoferi priti që burri të kthehej për 40 minuta dhe kur babai nuk u shfaq, taksisti shkoi direkt në polici me fëmijën.

    Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur më 16 janar dhe mediat raportojnë se në automjet ka mbetur një vajzë, e cila është më pak se një vjeç e gjysmë.

    Policia e ka dërguar vajzën në spital dhe më pas ka gjetur të atin. Siç kanë deklaruar, bëhet fjalë për një 29-vjeçar dhe pas kësaj ngjarje familja do të raportohet në Qendrën për Punë Sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!