×
  • Extra
  • Extra

    ‘Spidermani francez’ ngjitet në rrokaqiellin e Parisit për të shënuar ditëlindjen e 60-të

    Reporteri
    18 Shtator 2022 | 18:39

    Alain Robert, alpinisti i njohur me emrin “Spiderman-i Francez”, e ngjiti një rrokaqiell prej 48 katesh në Paris gjatë së shtunës, duke e përmbushur një synim që ai ia kishte vendosur vetes përpara se ta arrinte moshën 60 vjeçare.

    I veshur me të kuqe, Robert i ngriti duart në ajër teksa ai arriti majën e 187 metrave në ndërtesën e Tour TotalEnergies, e cila ngrihet mbi zonën e biznesit La Defense të kryeqytetit francez.

    “Unë dua që të dërgoj mesazh se të jesh 60 vjeçar nuk është asgjë. Ende mund të merreni me sport, të jeni aktiv dhe të bëni gjëra të mëdha”, tha Robert, ditëlindja e 60-të e të cilit ishte muajin e kaluar.

    “I kam premtuar vetes para disa viteve se kur t’i mbushë 60 vjet, unë do ta ngjisja përsëri atë kullë, pasi që mosha 60 vjeçare simbolizon moshën e pensionimit në Francë dhe mendova se do të ishte një gjest i mirë”, deklaroi ai për Reuters, transmeton Telegrafi.

    Robert, i cili gjithashtu dëshironte ta përdorte ngjitjen për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për veprim të ndryshimit të klimës, ishte ngjitur tashmë në kullën e TotalEnergies në shumë raste.

    Ai filloi ngjitjen në vitin 1975, duke u ushtruar në shkëmbinjtë afër qytetit të tij Valence në jug të Francës.

    Ai filloi ngjitjet solo në vitin 1977 dhe shpejt u bë një alpinist i mirë.

    Që nga atëherë ai ka ngjitur më shumë se 150 ndërtesa të larta anembanë botës duke përfshirë ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, Kullen e Eiffel-it dhe urën Golden Gate në San Francisco.

    Duke u ngjitur shpesh pa leje, ai është arrestuar vazhdimisht. Ai ngjitet pa parzmore, duke përdorur vetëm duart e tij të zhveshura, një palë këpucë ngjitjeje dhe një qese me shkumës pluhur për të fshirë djersën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!