×
  • Extra
  • Extra

    “Spiralja e ndritshme”, çka janë imazhet që u panë mbrëmë edhe në qiellin e Kosovës

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 10:18

    Një spirale e ndritshme u shfaq në qiellin e natës thuajse në të gjithë Evropën, dhe ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Britanik shpjegojnë se shkaku i këtij fenomeni të pazakontë ka shumë të ngjarë  të vijë si pasojë e  raketës SpaceX Falcon 9.

    Fenomeni u vëzhgua nga Danimarka në Milano dhe spiralja ishte e dukshme për disa minuta para se të zhdukej, raportoi Sky News.

    Ky fenomen u pa edhe në Ballkan, mbi Kroacinë,  Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Slloveninë dhe Serbinë.

    Sipas ekspertëve, gazrat e ngrirë të shkarkimit nga shtresat e sipërme të raketës krijojnë forma në atmosferë ndërsa reflektojnë rrezet e diellit, duke i bërë ato të dukshme nga Toka.

    Ky efekt ndodh kur karburanti i hedhur nga faza e sipërme e një rakete ngrin menjëherë në lartësi të madhe.

    Raketa Falcon 9 u lëshua nga Florida të hënën rreth orës 17:5 si pjesë e një misioni të qeverisë amerikane. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!