×
  • Extra
  • Extra

    Studentja kosovare e quan kryeministrin Rama “ikonë të modës”

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 20:41

    Për shkak qëndrimeve të forta që ka mbajtur në krah të presidentit të Serbisë, Vuçiç ndaj Ramës kanë ardhur kritika të shumta nga Kosova, por gjatë vizitës në Prishtinë për kryeministrin e Shqipërisë nuk mungoi një kompliment që u duk se ia përkëdheli sedrën. 


    Studentja e cila ishte pjesë e takimit të Ramës me studentët e Universitetit të Prishtinës i tha se kryeministri i Shqipërisë ishte “ikonë e modës”.

    U duk se kryeministri Rama nuk e mbajti dot vetëkënaqësinë, megjithatë u tregua modest kur tha se ata që ata që nuk i ka dhënë shumë zoti dhe natyra rregullohen më shumë se përndryshe nuk do kishte nevojë.

    “Vjen nga halli kjo, megjithatë faleminderit” i tha Rama vajzës që e komplimentoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!