Truri kalon nëpër pesë faza të dallueshme gjatë jetës, me pika kyçe ndryshimi në moshat nëntë, 32, 66 dhe 83 vjeç, kanë zbuluar shkencëtarët.
Rreth 4,000 njerëz deri në moshën 90 vjeç u skanuan për të zbuluar lidhjet midis qelizave të trurit të tyre.
Studiuesit në Universitetin e Cambridge treguan se truri qëndron në fazën e adoleshencës deri në fillimin e të tridhjetave kur ne “arrijmë kulmin”.
Ata thonë se rezultatet mund të na ndihmojnë të kuptojmë pse rreziku i çrregullimeve mendore dhe demencës ndryshon gjatë jetës, shkruan BBC.
Truri është vazhdimisht duke u ndryshuar në përgjigje të njohurive dhe përvojave të reja – por kërkimi tregon se kjo nuk është një rrjedhë e njëtrajtshme nga lindja deri në vdekje.
Në vend të kësaj, këto janë pesë fazat e trurit:
Fëmijëria – nga lindja deri në moshën nëntë
Adoleshenca – nga nëntë deri në 32
Të rriturit – nga 32 deri në 66
Plakja e hershme – nga 66 deri në 83
Plakja e vonshme – nga 83 e tutje
“Truri rindërtohet gjatë gjithë jetës. Ai gjithmonë forcon dhe dobëson lidhjet, dhe nuk është një model i qëndrueshëm – ka luhatje dhe faza të rindërtimit të trurit,” tha Dr. Alexa Mousley për BBC.
Disa njerëz do t’i arrijnë këto faza më herët ose më vonë se të tjerët – por studiuesit thanë se ishte mbresëlënëse se sa qartë dallonin këto mosha në të dhëna.
Këto modelet janë zbuluar vetëm tani falë sasisë së madhe të skanimeve të trurit të disponueshme në studimin e botuar në revistën Nature Communications. /Reporteri.net/