×
  • Extra
  • Extra

    Studimi i ri: Coronavirusi mund të ketë origjinën nga lakuriqët dhe pangolinët

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 19:22

    Një studim i ri ka gjetur se Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të ketë origjinën nga kombinimi i virusit të lakuriqëve dhe pangolinëve.


    Gjetjet forcojnë teorinë se pangolinët mund të jenë ndërmjetësi për transmetimin e Sars-CoV-2 te njerëzit.

    Studimi i Universitetit Bujqësor të Kinës Jugore është botuar në revistën Nature dhe aty thuhet se pangolini, duke qenë gjitari më i trafikuar në botë, mund të jetë një kërcënim i ardhshëm për shëndetin publik nëse tregtia e kafshëve të egra nuk kontrollohet pasi ata bartin viruse të ngjashme me Sars-CoV-2.

    Studiuesit thanë se një koronavirus i izoluar prej pangolinit të Malajzisë kishte përbërje aminoacidesh gati 100 për qind të njëjtë me koronavirusin e ri, respektivisht me katër gjenet E, M, N dhe S.“Veçanërisht në aspektin e receptorëve aminoacid virusi Pangolin-CoV është identik me SARS-CoV-2, me vetëm një ndryshim jo-thelbësor,” thuhej në studim.

    Për këtë studim, ekipi përdori indet e mushkërive nga katër pangolinë kinezë dhe 25 pangolinë malajzianë në një qendër shpëtimi të kafshëve të egra gjatë muajve mars-gusht 2019.

    ARN nga 17 nga 25 pangolinë malajzianë u zbulua se ishte pozitive për Sars-CoV-2 dhe ata gradualisht treguan shenja të sëmundjes së frymëmarrjes, duke përfshirë gulçim dhe pasivitet. 14 nga gjithsej 17 pangolinë ngordhën më vonë.

    “Izolimi i një koronavirusi të tillë si SARS-CoV-2 te pangolinët sugjeron se ata kanë potencialin për të vepruar si bartës të ndërmjetëm”, thuhet më tej në studim.Studimi rekomandon një monitorim afatgjatë të koronavirusit te pangolinët dhe një ndalim të plotë për tregtinë e paligjshme të tyre dhe rregullimin e rreptë kundër konsumit të mishit të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!