×
  • Extra
  • Extra

    Studimi: Ilaçi për macet mund të jetë zgjidhja e trajtimit të COVID-19

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 9:07

    Një ilaç i krijuar për mace mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi, kanë pohuar shkencëtarët.


    Ilaçi i quajtur GC376, është krijuar për të trajtuar macet nga një sëmundje e quajtur Peritonit infektiv I maces, e cila fillon në zorrë dhe mund të përhapet në tru dhe të jetë fatale, shkruan Dailymail.

    Peritonitis infektiv i maces shkaktohet nga një lloj i grupit të koronavirusëve, por eksperimentet laboratorike të shkencëtarëve treguan se mund të ketë efekt edhe në trajtimin e Covid-19.

    Ky ilaç ende nuk është provuar tek njerëzit, por studiuesit thanë se fakti se funksionon si një antiviral kundër koronavirusëve të tjerë është dëshmi e mjaftueshme për ta shtyrë atë në prova klinike, për të parë nëse ka efekt edhe në shërimin e Covid-19.

    Aktualisht nuk ka asnjë ilaç efektiv, që mund t’i mbrojë apo t’i shëroj personat me Covid-19, dhe shkencëtarët duhet të provojnë ilaçe të reja për të gjetur një zgjidhje efikase.

    Studiuesit nga Universiteti I Albertës në Kanadë kuptuan se ilaçi I maceve funksionon duke bllokuar një enzimë të prodhuar nga koronavirusi enterik I maces. Duke vepruar kështu, ai parandalon riprodhimin e virusit dhe mund të ndaloj në mënyrë efektive progresin e kësaj sëmundjeje.

    Ky lloj koronavirusi I zhvilluar shumë rrallë tek macet, ka një strukturë gjenetike të ngjashme me atë Sars-CoV-2. Duke targetuar të njëjtën enzimë, studiuesit testuan ilaçin e maceve dhe zbuluan se ka gjasë të ndaloj edhe riprodhimin e Sars-Cov-19.

    Enzimet e gjetura ne këtë ilaç janë inhibitorë të fuqishëm të replikimit të Covid-19.

    Studiuesit nga Universiteti Alberta, nuk ishin të parët që kanë zbuluar këtë lloj terapie, pasi një studim i hershëm i bërë në prill të këtij viti e quajti këtë ilaç një pikënisje premtuese për zhvillimin e mëtejshëm të terapive Sars- Cov-2.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!