×
  • Extra
  • Extra

    Tajlanda do të karantinojë turistët nëpër jahte

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 23:50

    Ndërkohë që shumë vende të botës i karantinojnë turistët në hotele, ku shumë mbesin të pakënaqur, në Tajlandë ndodh diçka tjetër. Turistët atje do të karantinoren në jahte në ujërat pranë Phuket. Në vend që të shijojnë shëtitjet e fshehta nëpër korridoret e hotelit, turistët në Tajlandë do të zhyten nga anijet e tyre në ujëra të pastra dhe të ngrohta.


    Qeveria Tailandeze ka nisur këtë iniciativë për të ringritur ekonominë e vendit, raporton BBC. Turizmi në Tajlandë sjell rreth një të pestën e produktit të brendshëm bruto të Tajlandës. Pandemia pa numrin e turistëve që bienin nga 40,000 deri 50,000 në ditë në vetëm qindra vizitorë.

    Gjithsesi turistët do të kenë ende nevojë për një test negativ të koronavirusit për të qenë në gjendje të hipin në jahte dhe të karantinohen.

    Programi i jahteve, i promovuar nga Agjencia e Promovimit të Ekonomisë Dixhitale të vendit, mund të ketë 100 jahte në dispozicion. Turistët do të duhet të vendosin një rrip dore, i cili do të monitorojë temperaturën dhe presionin e tyre të gjakut dhe të dërgojë një SOS në rast urgjence shëndetësore. Ai gjithashtu do të gjurmojë vendndodhjen e tyre përmes GPS.

    Tajlanda gjithashtu ka plane që të huajt të bëjnë karantinë në zonat e njohura turistike, duke përfshirë vendpushimet e plazhit në Phuket, Krabi dhe Chiang Mai, që mund të fillojnë në prill ose maj.\BBC\

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!