Civilët që ende po jetojnë në qytetet e Ukrainës po i vendosin vetë dënimet e tyre ndaj atyre që po kapen duke vjedhur derisa furnizimet po bien me rrethimin e ushtrisë ruse ndaj tyre, shkruan Mirror.
Një mashkull u kap duke vjedhur në shtëpitë e braktisura nga popullata e tmerruar si pasojë e luftës me Rusinë.
Hajduti, që duket të jetë një i ri, u fotografua teksa qëndronte i lidhur për një shtylle afër një pike të karburanteve në Kiev pas kapjes nga banorët lokalë.
In #Ukraine, looters are being tied to poles with cling film.
Mostly photos from #Kyiv / #Kharkov and the region. pic.twitter.com/r5zOQo5sPh
— CrisisIntel (@crisisIntel_) March 1, 2022
Pantollonat e tij janë ulur deri në gjunjë, teksa banorët e zonës e kanë vendosur aty si shembull ndaj të tjerëve.
Një veturë e policisë shihet afër, por nuk dihet nëse gjendet aty për ta liruar ose për t’ia rritur dënimin pas aktit të tij.