×
  • Extra
  • Extra

    Tërë jeta kushtuar një gruaje: Kush ishte dashuria e madhe e shkrimtarit të jashtëzakonshëm Gabriel Garcia Marquez

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 13:10

    Pas një shkrimtari të madh siç ishte MARQUEZ është e kuptueshme që qëndronte një grua e madhe.


    Mercedes Barca Pardo u takua me Marquezin kur ajo ishte akoma në shkollë. Ajo ishte vetëm nëntë vjeç, gjersa shkrimtari ishte pesë vjet më i vjetër se ajo. Marquez më vonë u shpreh se menjëherë e dinte se ajo ishte gruaja me të cilën do të martohej. Ata ishin ende fëmijë kur u fejuan. Çifti u martua në vitin 1958, dhe djali i tyre i parë lindi një vit më vonë.

    Ajo ishte mbështetja e tij, mbështetja e tij në jetë dhe në punë. Falë saj romani “Njëqind vjet vetmi” shkoi në botim, pasi Mercedes kishte shitur tharësen e flokëve dhe një ngrohës elektrik për të paguar shpenzimet e dërgesës të dorëshkrimit, sepse Garcia nuk kishte mjaftueshëm para për ta bërë këtë.

    Për këtë roman, Gabriel Garcia Marquez fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, transmeton Reporteri.net.

    Një pjesë të madhe të jetës Marquez nuk kishte  asgjë, por prapë kishte gjithçka sepse pranë tij qëndroi gjithmonë bashkudhëtarja e tij.

    Ata ishin të martuar  për 56 vjet derisa vdekja nuk i ndau. Nga dashuria e madhe lindën dy djem Gonzalo dhe Rodrigo.

    Shkrimtari gjithmonë foli me dashuri dhe krenari të madhe për gruan e tij.

    “Nëse e takoni dashurinë e vërtetë, ai/ajo nuk do të mund të fshihet nga ju askund – as brenda një jave, as brenda një muaji, e as brenda një viti”, është një nga thëniet më të famshme të shkrimtarit të madh Gabriel Garcia Marquez. /Reporteri.net

    Image result for gabriel garcia marquez and wife

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!