×
  • Extra
  • Extra

    Testi i ri për COVID-19, rezultati del për 12 minuta

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 13:04

    Testi për Covid-19 që do të mund të japë rezultat në 12 minuta do të jetë në dispozicion për qytetarët në Angli.


    Ai do të kushtojë 120 euro dhe ky test i shtupës së hundës do të jetë në shitje në të gjitha farmacitë brenda javës.Klientët e parë pritet të jenë njerëzit që do të udhëtojnë dhe kompanitë që kërkojnë të rikthejnë stafin në punë.

    Në fillim të këtij muaji, shkencëtarët parashikuan që Mbretëria e Bashkuar do të kryejë një milion teste në ditë deri në Krishtlindje.

    Provat sugjerojnë se është mjaft i saktë për të identifikuar rastet, megjithëse, si çdo test Covid, ka disa rezultate të rreme që do të thotë se nuk janë 100% të besueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!