×
  • Extra
  • Extra

    Thaçi ia uron Endritit ditëlindjen – punëtorët e një kompanie ‘ndalin punën dhe festojnë me Coca Cola’

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 15:34

    Një koment interesant nga një qytetar është bërë në profilin zyrtar të presidentit Hashim Thaçi.


    Teksa i pari i vendit, uroi djalin e vetëm të tij, Endritin, në 20 vjetorin e lindjes, një qytetar përmes një komenti ironizoi duke thënë se ‘e kanë ndalur punën dhe po festojnë për ditëlindjen e Endritit’.

    Madje, komentit të tij ia ka bashkangjitur edhe një fotografi me Coca Cola dhe biskota.

    ‘Edhe punën e ndalëm dhe ia nisëm me festu’, ka shkruar qytetari. Komenti i tij ka marrë hiç më pak se 2 mijë pëlqime.

    Kurse, në urimin e tij për Endritin, presidenti Thaçi u tregua mjaft emocional. Ai shkruajti se “lindja e Endritit për të dhe Lumen ka qenë shenjë nga Zoti se jeta kurrë nuk do shuhet në Kosovë”.“Në kohën më të turbullt dhe më të pamëshirshme të luftës para 20 vjetëve, dita kur ke ardhur në këtë botë Endrit ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë. Urime ditëlindjen e 20-të! HTH”, ka shkruar presidenti Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!