×
  • Extra
  • Extra

    “The Simpsons” parashikoi Dritan Abazoviqin, fotografia që po i bën të qeshin mijëra njerëz

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 13:48

    Një foto nga seriali i animuar “The Simpsons” u publikua në Twitter, duke shfaqur ngjashmërinë me liderin me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviq.


    Në zgjedhjet e mbajtura në Malin e Zi më 30 gusht, udhëheqësi i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq doli nga hijet dhe tërhoqi vëmendjen e publikut në rajon.

    Sidoqoftë, ngritja e Dritanit nuk po konsiderohet të ketë ardhur si një rrufe nga qielli i pastër, por sipas disa përdoruesve në rrjetet sociale, ajo është parashikuar shumë kohë më parë.

    Gjegjësisht, në Twitter u shfaq një foto nga seriali i animuar “The Simpsons”, e cila shpreh ngjashmërinë në mënyrë të parezistueshme me liderin me origjinë shqiptare.

    Fotoja tregon djalin e vogël të Ned Flenders, përndryshe fqinji i Homer Simpson.

    Kujtojmë, se në vitet e fundit, seria Simpsons thuhet se ka parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme duke përfshirë edhe parashikimin që Donald Trump do të bëhet Presidenti i Amerikës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!