×
  • Extra
  • Extra

    Thyhet rekordi i ‘plank’, 62 vjeçari qëndroi mbi tetë orë

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 13:48

    Një burrë nga Illinois që kaloi  muajt e fundit duke stërvitur shtatë orë në ditë, duke përfshirë 1,500 pompa në ditë, ka thyer rekordin botëror të meshkujve për kohën më të gjatë të qëndrimit në pozicionin plank (htrije përpara duke u mbajtur në bërryla, ndërsa e vetmja gjë që prek tokën janë majat e gishtave të këmbës).


    George Hood, 62 vjeç, nga Naperville, qëndroi pa lëvizur i mbështetur vetëm në duar dhe gishtërinjë të këmbës për tetë orë, 15 minuta dhe 15 sekonda.

    Këtë e njoftoi edhe Guinness World Records, që vërtetoi rekordin e Hood.

    Hood, një polic i pensonuar i cili tani punon si trajner personal,  vendosi rekordin e tij të parë botëror për plank në vitin 2011, për një orë dhe 20 minuta.

    Ai së fundmi humbi titullin në vitin 2016 dhe tha që fëmijët e tij e frymëzuan që të përpiqej ta fitonte përsëri.

    Unë jam babai i tre djemve dhe këtë e bëra për ta” tha Hood, i cili mundi rekordin e mëparshëm botëror me 14 minuta.

    Hood gjithashtu u frymëzua të garonte përsëri për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor.

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!