×
  • Extra
  • Extra

    Tifozja e vitit zgjidhet nëna braziliane e cila në çdo ndeshje shoqëron djalin e saj të verbër në stadium

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 22:14

    Silvia Greco është zgjedhur tifozja më e mirë e vitit nga FIFA.


    Përzgjedhja është bërë nga vet tifozët në të gjithë botën dhe fituese është shpallur nëna nga Brazili e cila çon djalin e saj me aftësi ndryshe gjithmonë në stadium.

    Historia e Silvia Greco i ka prekur të gjithë në sallë, duke shkaktuar dhe lot tek legjenda të futbollit. Nëna i tregon djalit të vet Nicola ndeshjet duke e bërë atë që të ndiej emocionet e sportit më të bukur në botë.

    “Ajo që i jep më shumë kënaqësi Nickollas në këtë jetë është futbolli dhe e ndjekim atë në stadium”, ka thënë Silvia.

    “Unë ia shpjegoj në detaje atmosferën dhe karakteristikat e secilit lojtar. Shpjegimi i golave është, pa dyshim, më tërheqës”, ka shtuar më tej ajo.

    Tifozët e veçantë janë përgëzuar dhe nga presidenti i ekipit të Palmerias Brazil, I cili ka qenë nga më të prekurit në sallë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!