×
  • Extra
  • Extra

    Tigri sulmon punëtoren e kopshtit zoologjik në SHBA

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 18:36

    Një tigër e ka sulmuar punëtoren e kopshtit zoologjik “Topeka Zoo”, i cili ndodhet në pjesën verilindore të Kansasit.


    Mediet lokale kanë raportuar se incidenti ndodhi të shtunën, kur një tigër i llojit Sumatra e sulmoi punëtoren në një hapësirë të mbyllur të kopshtit.

    Kopshti zoologjik ishte i hapur për vizitorë në kohën kur tigri e sulmoi punëtoren dhe disa njerëz ishin dëshmitarë të këtij sulmi. Zyrtarët e këtij kopshti e mbyllën atë pas këtij incidenti, por e hapën sërish pas një ore, shkruan shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

    Drejtori i këtij kopshti zoologjik, Brendan Wiley, tha se një punëtore e kopshtit ka pësuar gërvishtje dhe të shpuara në kokë, qafë dhe shpinë. Megjithatë, ajo ishte me vetëdije të plotë kur u dërgua në spital.

    Mjekët kanë thënë se punëtorja është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Zyrtarët e kopshtit zoologjik nuk e kanë publikuar emrin e saj.

    Ky tigër ishte sjellë në këtë kopsht zoologjik në gusht të vitit 2017 nga një kopsht i Ohios.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!