×
  • Extra
  • Extra

    Toreadori e pëson keq, demi i ngul bririn në të pasme

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 16:29

    Toreadori francez e ka pësuar keq gjatë luftës së tij me demin në ndeshjen në Las Ventas në Madrit.


    Juan Leal 26 vjeç është sulmuar nga demi në të pasmet e tij, aq sa briri është futur 25 cm në brendësisnë e tij.

    I mbuluar në gjak dhe me pantallona të grisura ai ka vazhduar betejën me demin duke dalë fitimtar. 26 vjeçari u pa me veshin e prerë të demit në fund të betejës, transmeton shqiptarja.com.

    Menjëherë ai u dërgua në spital dhe u nënshtrua një operacioni. Mjekët mbetën të habitur se si ai mundi të luftonte me plagën e marë, thua se kishte aftësi të mbinatyrshme. Ai ka shpëtuar mrekullisht pa i çarrë briri stomakun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!