Insekti i vogël, një mizë, kishte vendin më të mirë në një ngjarje në Jamestown, Virginia. 


Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim duke nderuar 400 vjetorin e takimit të parë të ligjvënësve në këtë vend, transmeton Reporteri.net.

“Dua të falënderoj Guvernatorin e Virxhinias që më ftoi të flas në këtë ngjarje shumë të rëndësishme”, filloi Trump, kur një mizë zbriti në ballin e tij, pikërisht nën flokët e tij.

Reklamë

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale duke u shpërndare me të madhe.

Kujtojmë se gjatë këtij muaji miza kishte ndërprerë fjalimin e Trumpit edhe në Shtëpinë e Bardhë./Reporteri.net