Trupat e burrave të vrarë ua hidhte kafshëve: “Vejusha e zezë” që vriste edhe fëmijët e saj

Belle Guness u rrit në varfëri të plotë në fshatin e vogël norvegjez të quajtur Selbu. Si shumica e bashkëvendasve të saj, ajo emigroi në SHBA në kërkim të “ëndrrës amerikane”.


Ajo e gjeti atë në Çikago kur zbuloi biznesin fitimprurës “mashtrim me sigurime”. Shikuar nga jashtë, tragjedia gjithmonë goditste Gunessin, që i digjej çdo pronë dhe të afërmit i vdisnin si mizat. Por të paktën sigurimi do të paguante.

Në të vërtetë, ajo është një nga “vejushat e zeza” – ndër vrasësit e parë vrasësit serik, e akuzuar për vdekjen e më shumë se 40 njerëzve. Jo vetëm që vrau burrat e saj, por edhe fëmijët e saj. Kur mbetej pa burra, pretenduesit potencial i thërriste në “fermën e vdekjes” me kërkesën që të sillinin kursimet e tyre, transmeton Reporteri.

Ajo ishte trupmadhe dhe mund të ngrihej kundër çdo njeriu. Burri i saj i parë ishte Mads Sorenson dhe ata u martuan më 1893. Së bashku drejtuan një dyqan dhe kishin katër fëmijë – Carolin, Aksel, Myrtle dhe Lucy.

Me burrin e saj, kaq shumë fëmijë dhe një biznes të suksesshëm, kishte shumë mundësi për të marrë sigurime. Së pari, dogji dyqanin, dhe pastaj Karolin dhe Axel vdiqën nga helmimi, me të njëjtat simptoma Por, në autopsi kjo nuk u vu re kështu që Guness i mori paratë.

Lakmia e saj për para e arriti kulmin në vitin 1900. Burri i saj Mads vdiq në ditën kur polisat për jetën e tij u dyfishuan, kështu që ajo mori dy paga për një jetë. Mjeku i parë tha se ai ishte helmuar, por një tjetër pretendonte se bëhej fjalë për sulm në zemër, kështu që Gunes u nxorr nga kjo situatë me duar të pastra.

Me shumë para në xhepin e saj, ajo i mori tre fëmijët e saj dhe shkoi në LaPorte, Indiana. Bleu një fermë të madhe, dhe ndonëse ishte e pasur, dogji gjysmën e fermës dhe mori më shumë para. Në vitin 1902, u martua me Peter Guness, një vejan dhe një kasap lokal i cili nga martesa e kaluar kishte dy vajza . Jo shumë kohë pas dasmës, një vajzë vdiq nën rrethana të paqarta. Pjetri e dinte se diçka nuk ishte në rregull dhe vajzën tjetër e dërgoi te të afërmit. Ajo është fëmija i vetëm i mbijetuar nga Guness.

Disa muaj më vonë, makina me të cilën e pastronte mishin i ra në kokë. Vajza e saj Jenny u tha kolegëve në shkollë “Nëna ime ka vrarë babain tim, mos tregoni askujt”. Këtë herë u gjetën shenjat e helmit të fortë Strychnine dhe u urdhërua një hetim. Por provat nuk ishin të mjaftueshme, ndërkohë që vajtimi i vejushës mori fund ditën kur po i numëronte paratë në dorë. Gjashtë muaj më vonë ajo lindi djalin e tij, Filipin.

Guness më nuk dëshironte të martohej kështu që zgjodhi një metodë të re, në gazeta për emigrantët skandinavë publikoi njoftimin “E veja e pasur kërkon burrë skandinav, le të vijnë me kursimet e tyre”. Ndërkohë që meshkujt e interesuar vinin, ata menjëherë zhdukeshin. Ajo bleu disa ferma, ndërkohë që pasi i vriste meshkujt, pjesët e trupit ua hidhte derrave për t’i ngrënë ose i varroste diku.

Në vitin 1908, një fermë u dogj tërësisht dhe policia gjeti trupat e tre fëmijëve të saj – Lucy, Myrtle e Filip. U gjet një kufomë e një gruaje pa kokë për të cilën mendonin se ishte Belle, shkruan “All Things Interesting”. Ata mendonin se ajo u vra, por disa ditë pas zjarrit, Asa Helgelein u shfaq në kërkim të vëllait të saj. Ajo ishte e bindur se Guness e kishte vrarë atë dhe kërkoi sherifit të kërkonte pjesën tjetër të fermës. Ai gjeti eshtrat e 11 personave, në mesin e tyre ishte edhe thjeshtra Jenny Olsen e “humbur” në vitin 1906. Ata zbuluan se dhëmbët e gjetur në vendin e krimit i takonin Guness, kështu që ajo u shpall e vdekur duke çuar në mbylljen e rastit.

Policia ktheu vëmendjen te dashnori dhe punëtori i saj, Ray Lamfere. Në një moment, ai ishte i dyshuari kryesor, duke u akuzuar vetëm për zjarrin. Në shtratin e vdekjes, ai pranoi se Beli ishte vrasëse e cila kishte inskenuar vdekjen e saj.

Në vitin 1931, në Los Anxheles, një grua 71-vjeçare, Eshter Karlson, vdiq në një aksident me makinë, ndërkohë që ishte në pritje të gjykimit, sepse ajo e helmoi burrin e saj. Ajo ishte fizikisht e ngjashme me Guness dhe kishte të njëjtën moshë. Dhe jo vetëm kaq, ajo kishte një foto të tre fëmijëve në çantën e saj që dukeshin tepër si fëmijët e Bel Gunes. /Reporteri.net