×
  • Extra
  • Extra

    Tmerr në cirk: Gjarpri gjigant ngulfatë trajnerin e tij para syve të publikut

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 13:41

    Në një video shokuese që po qarkullon në internet, shihet se si në një cirk një gjarpër gjigant mbyt trajnerin e tij para syve të publikut, transmeton Reporteri.net.


    Në pamje shihet se si trajneri e vë gjarprin përreth qafës, i cili supozohet të jetë një piton ose boa, dhe ai fillon ta shtrëngoj deri në çastin kur trajneri bie pa ndjenja në tokë.

    Ai përpiqet t’iu bëjë me dije publikut për rrezikun që po i kanosej, por asnjë nga audienca nuk reagon duke menduar se sjellja e tij është pjesë e cirkut.

    Në ndihmë trajnerit fatkeq i vijnë, dy nga kolegët e tij, të cilët largojnë gjarprin nga qafa e tij.

    Megjithëse disa media raportojnë se ky person ka vdekur, policia lokale ka mohuar këto pretendime, mirëpo nuk ka dhënë detaje të tjera./Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!