Sa dhe çfarë bakshishi duhet t’i lësh kamarierit është temë e pafund për shumëkënd, mirëpo jo për një turist slloven.


Ai është treguar mjaft dorështrënguar kur gjatë pushimeve në Mal të Zi i ka lënë kamarierit bakshish vetëm një cent, transmeton Reporteri.net.

Kjo ka bërë që kamerieri i indinjuar të publikojë në rrjetet sociale, fotografinë ku shihet fatura prej 4 euro e 20 cent, ndërkaq si bakshish shihet se ky myshteri i ka lënë vetëm një cent.

Reklamë

Në foto mund të shihni dy monedha nga 2 euro, dy nga 10 cent dhe vetëm një cent bakshish.

Me sa duket sllovenët qenkan shumë dorështrënguar kur vjen puna te paratë. /Reporteri.net

https://twitter.com/mladi_metro/status/1156533223272439808