×
  • Extra
  • Extra

    U maskua si plak që të futej në Amerikë

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 19:44

    Maskimin e kishte realizuar me shumë mjeshtëri. Mjekra e bardhë, syzat e mëdha, karroca me rrota. Megjithatë, nuk i shpëtoi dot syrit të mprehtë të stafit të aeroportit, teksa përpiqej të udhëtonte nga India për në New York.


    Oficeri i kishte kërkuar personit të ngrihej pak mbi karrocë, me ndihmën e të tjerëve, por aty kishte vënë re që rrënjët e mjekrës së bardhë ishin në fakt të zeza. Veç kësaj, ai nuk e shihte oficerin në sy por ia shmangte shikimin gjatë gjithë kohës.

    Ai dorëzoi një pasaportë sipas së cilës quhej Amrik Sing, i lindur në vitin 1938. Por sado që maskimi ishte i mirë, nuk dukej si një 81 vjeçar.

    Djali i ri i maskuar si plak u arrestua nga rojat e sigurisë dhe u dorëzua te autoritetet e emigrimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!