×
  • Extra
  • Extra

    U shpall e vdekur në vitin 2017, historia e 58-vjeçares që po lufton të dëshmojë se është gjallë

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 12:38

    Francezja Jeanne Puchain ka një problem të pazakontë. Ajo zyrtarisht është shpallur e vdekur. Ajo është munduar tash e tri vjet që të dëshmojë se është gjallë.


    Gruaja 58-vjeçare thotë se jeton me frikë të vazhdueshme, nuk guxon të dal nga shtëpia e saj në fshatin Saint Joseph, në rajonin Loire. Autoritetet ia kanë sekuestruar një veturë për një borxh të papaguar të cilin ajo e konteston dhe që është qendër e telasheve të saj. Ajo frikësohet se orenditë e familjes do të jenë në radhë për t’u konfiskuar.

    Statusi i Pouchainit e ka ndaluar atë dhe bashkëshortin e saj, që është përfitues i ligjshëm së bashku me të birin e saj, nga përdorimi i llogarisë bankare. Shpallja e vdekur e ka privuar atë nga benefitet tjera.

    “Unë më nuk ekzistoj. Nuk bëj asgjë. Ulem në verandë dhe shkruaj”, ka thënë Pochuain nëpërmjet telefonit.

    Ajo e ka quajtur makabre situatën e saj.

    Statusi i Pouchainit si e vdekur është rezultat i një vendimi të gjykatës së Lyonit në vitin 2017, që e shpalli atë të vdekur ndonëse nuk u paraqit fare një certifikatë e vdekjes.

    Vendimi erdhi në fund të një beteje ligjore me një punonjës të ish-kompanisë së pastrimit të Pouchainit, që po kërkonte kompensim pasi kishte humbur vendin e punës 20 vjet më parë.

    Beteja ligjore kishte vazhduar në disa shkallë, deri te Gjykata e Apelit në Lyon në vitin 2017, ku shkaku i një gabimi ishte konstatuar se Pouchain më nuk është në mesin e të gjallëve. Ky gabim është edhe më i çuditshëm pasi në atë seancë nuk kishte marrë pjesë as Pouchain e as ndonjë përfaqësues i saj, pasi nuk kishte pasur ndonjë ftesë për seancë.

    Bashkëshorti i Pouchainit dhe i biri i saj janë urdhëruar t’i paguajnë 14 mijë euro ish-punonjësit.

    Avokati i Pouchainit, Sylvain Cormier, ka dorëzuar një ankesë javën e kaluar duke kërkuar që të shpallet i pavlefshëm vendimi i Gjykatës së Lyonit të vitit 2017, shkaku i një gabimi trashanik nga gjykatësit. Ai ka thënë es kurrë më parë nuk është përballur me një situatë kaq të çmendur.

    “ Fillimisht e kisha të vështirë t’i besoja klientes sime”, ka thënë ai.

    Pouchain thotë se nuk mund t’ia fal ish-punonjëses për gjithë këtë, por nuk dëshiron ta identifikojë atë.

    Cormier drejton gishtin te gjykatësit.

    “Kur bëhet një gabim kaq i madh, është e vështirë të pranohet”, ka thënë ai.

    Pouchain shpreson të anulohet vendimi.

    “Është mundësia ime e fundit që ta rikthejë jetën”, deklaron ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!